Opinioni i Venecias për Metën/ Vishaj: U legjitimua 30 qershori. Hazizaj: Duhet ligj për Presidentin

28/09/2019 15:59

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj tha për Top-Channel se komisioni Venecias e kishte shumë të lehtë të prodhonte një opinion për presidentin Ilir Meta.

“Komisioni i Venicias është bërë mbi bazë të vendimeve që kanë dhënë, qoftë KQZ qoftë Kolegji Zgjedhor. Institucioni që ka munguar ka qenë Gjykata Kushtetuese. Gjithsesi komisioni i Venecias duke pasur parasysh vendimin e KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor, të cilët patën ankim nga një subjekt politik për datën 30 qershor. Edhe ata iu përmbajtën datës rigoroze, që data 30 të ishin zgjedhjet në Repubilkën e Shqipërisë për pushtetin lokal ishin të ligjshme”, ka thënë Sajmir Vishaj.

Nderkohe Konstitucionalisti Sokol Hazizaj tha për Top-Channel se komisioni Venecias e kishte shumë të lehtë të prodhonte një opinion për presidentin Ilir Meta.

“Komisioni i Venecias ka mbajtur një qendrim fare të thjeshtë, që do të thotë që ka vlerësuar tejkalimin e prodhimit të një dekreti, të një akti administrativ, i cili mund të mos prodhohej, për ta shfuqizuar, sepse ky është vlerësim i kuadrit politik dhe pamundësi e vlerësimit të këtij akti, si veprim i rëndë kushtetues. Sepse rastet e gabimeve të rënda parashikohen në Kushtetutën e Shqipërisë. Pra, Komisioni i Venecias i ka ngelur të njëjtit etyt të vlerësimit të Kushtetutës kur ajo është prodhuar në vitin 1998”, ka thënë Hazizaj.

Sokol Hazizaj dhe Saimir Visha ndajnë opinione të ndryshme për të ardhmen e komisionit hetimor parlamentar.

“ Mënyra se si është shprehur tejkalimi me gabimin është një vizore, një drejtëz, e cila mendoj se të dyja palët do të mbeten në polemikën paqësore. Të gjithë këtë polemikë ja kanë hedhur komisioni të hetimit, i cili do të jetë në pamundësi për të vepruar. E vetmja alternativë do të jetë tek tejkalimi jo tek gabimi”, u shpreh më tej Hazizaj.

“Nuk ka lidhje as mazhoranca asnjë subjekt politik për shkarkimin e Presidentit të Republikës, për aq kohë sa i vetmi institucion Kushtetues që mund të shkarkoj me vendimmarrje është Gjykata Kushtetuese. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë efekt juridik në organin ligjvënës, që është Kuvendi i Shqipërisë”, tha Visha.

Megjithatë Sokol Hazizi thekson se ky opinion i Venecias prodhoi një nevojë urgjente.

“Për mua do të kishte vlerë një komision i cili do të impononte Kuvendin, për të prodhuar një ligj për disiplinimin e lirisë të Presidentit të Republikës”, shtoi Hazizaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA