25/12 08:28
Jeta kulturore dhe artistike e qytetit të Shkodrës nga fundi i shekullit të 19 e deri në vitin 1990, u prezantua përmes fotografive.
“Shkodra – Familja, Kultura, Historia ime” është ekspozita që u çel në ambientet e Shtëpisë Muze të Pashko Vasës.
Në një prej imazheve të fiksuara, bie ne sy edhe grupi muzikor “SAZEVL”. Salvator Kici, pjesëtar i grupit , rikujton me nostalgji momentet kur se bashku me miqtë e tij, performonin muzikën e vjetër shkodrane.
Fotot fituese u përzgjodhën përmes një konkursi të organizuar nga GO2 ku nga 300 fotografi u përzgjodhën vetëm 44 ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur për 5 ditë me radhë.
Top Channel