Për “problemin e Kosovës” nevojitet nje zgjidhje e përhershme, e cila të arrihet në atë mënyrë që asnjëra palë të mos fitojë gjithçka, por mjaftueshëm. Me keto fjalë, iu drejtua presidenti serb Aleksandar Vuçic, Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Kemi filluar të luftojmë për një zgjidhje të përhershme dhe presim që bota t’i kuptojë qëndrimet dhe argumentet tona e të mos e mbështesë palën e kundërt, siç ka bërë nga viti 1999 deri në 2008. Arritja e marrëveshjes me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve, është e rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit”- tha Vuçiç.

Vuçic shtoi Serbia ka biseduar me Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, pavarësisht “tensioneve dhe incidenteve të shpeshta atje dhe atyre që i cilësoi si “veprimeve të njëanshme të Prishtinës”. Kreu i shtetit serb e preku dhe çështjen e taksës së vendosur prodhimeve serbe nga ana e qeverisë kosovare nëntorin e vitit të kaluar, e cila i ka kushtuar deri tani vendit të tij 350 milionë euro. “Tarifa që vazhdon të jetë në fuqi, ka vënë në rrezik edhe jetën normale dhe dinjitetin e serbëve në Kosovë”, u shpreh ai.

Pavarësisht thirrjeve të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e taksës, autoritetet kosovare nuk kanë ndryshuar qëndrim, dhe Vuçic në disa raste e ka theksuar se po nuk u rrëzuan tarifat polemizuese, nuk do të ketë rikthim në tryezën e negociatave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA