22/11 09:32
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, fituesja e “Big Brother 9” Fotini Derxho, sqaroi për herë të parë të vërtetën e ndarjes së saj nga Danjeli dhe jetën e re si beqare.
Pavarësisht historisë shumë të përfolur me Danjelin, Fotinia tregoi se nga eksperienca në “Big Brother” mbart ende kujtime shumë të bukura.
E pyetur nga Bieta nëse do të pranonte të ishte pjesë e një formati “Big Brother Vip”, Fotinia menjëherë tha jo, duke shtuar me humor se nuk është në gjendje të përballojë një tjetër martesë.
“Edhe nëse do hyja, do sigurohesha të mos ishte ‘love edition’”, përfundoi ajo.
Top Channel