Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale sekuestrohen dy herë në Shqipëri/ Mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare Ndalohen të gjitha barnat që përmbajnë Ranitidinë edhe në tregun farmaceutik shqiptar.
Burime të Top Channel thanë se gjatë ditës së sotme u është kërkuar të gjithë mjekëve të QSUT të mos e tërheqin nga farmacia e QSUT por të përdorin një tjetër bar alternativ për trajtimin e pacientëve.
Por tashmë edhe pacientët kanë mësuar diçka mbi këtë ilaç.
Ndërkohë që drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Barnave dhe pajisjeve mjekësore ka dalë në mesditë në një konferencë për shtyp ku i kërkon të gjithë distributorëve farmaceutike ta tërheqin nga farmacitë.
“Një pjesë e distributorëve farmaceutike, të cilët e kanë importuar barin me lëndë aktive Ranitidine kanë filluara tërheqjen vullnetare nga tregu ku mes tyre është. “Zantac me MAH Glaxo ,Welcome UH”. Ndërkohë që pjesës tjetër i kërkohet të marrin masa për tërheqin nga tregu farmaceutike. Në të njëjtën kohë Agjencia ka nisur kontrollet tek subjektet farmaceutike dhe farmacitë e rrjetit të hapur. Në rast të gjetjes së këtij bari në subjektet farmacuetike do të merren masa”, ka thënë Narvina Sinani.
Urdhri i mjekut kërkohet të njoftojë mjekët për të mos e përshkruar këtë bar në recetat e pacientëve.
Për çdo udhëzim të dytë do të ndiqen rekomandimet e agjencive ndërkombëtare të barnave siç janë FDA EMA.
Top Channel