Nis sot evenimenti më i rëndësishëm i atletikës, Kampionati Botëror që këtë vit do të mbahet në Doha të Katarit.

Do të jenë mbi 1900 sportistë nga mbi 200 vende të botës ku padyshim yjet e mbretëreshës së sporteve nuk do të mungojnë. Shqipëria ka vetëm 1 përfaqësusese në Botërorin e Atletikës dhe bëhet fjalë për Luiza Gegën e cila do të garojë në disiplinën e 3000 m me pengesa. Atletja shqiptare do të zbresë në pistën e vrapimit që pasditen e sotme kur do të zhvillohen edhe garat kualifikuese me Gegën që është në Baterinë B të këtyre kualifikueseve. Luiza Gega vjen në këtë eveniment pas disa rezultateve pozitive të shënuara javët e fundit siç është ai i regjistruar në IAAF World Challenge të berlinin në garën e 2000 m me pengesa teksa regjistroi edhe një ndër kohët më të mira të saj.

Përsa i përket Botërorit në përgjithësi, për herë të parë pas 12 vjetësh, tifozët nuk do të kenë mundësi të shohin njeriun më të shpejte të botës, usain Bolt, tashmë të tërhequr, e megjithatë talentet nuk mungojnë dhe tashmë vëmendja më e madhe do të jetë te dy talentet amerikane Noah Lyles dhe Christian Coleman që do të garojnë respektivisht në 200 dhe 100 m. Një nga problemet e Botërorit të Atletikës ishte moti shumë i nxehtë që karakterizon Katarin me temperaturat që arrijnë deri në rreth 40 gradë. por organizatorët i kanë marrë masat në lidhje me këtë problem teksa kanë vendosur kondicionerë në Khalifa Stadium për të siguruar një temperaturë të ambientit nga 22-24 gradë Celcius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA