A jeni i shqetësuar që shumë zyrtarë të lartë po hetohen nga SPAK? Rama: S’më vjen mirë nga ana njerëzore, por jam i vendosur që kjo betejë të vazhdojë pa kompromis
29/12 01:30
Florjan Binaj ishte i ftuari i Bieta Sulos në “Ftesë në 5”, për të folur rreth angazhimit në “Portokalli” dhe “Shiko kush Luan”, në prag të nisjes së sezonit të ri.
Pas bisedës në studio, Flori u vu përballë një sfide, ku duhet t’u përgjigjej disa pyetjeve ngacmuese që lidheshin me punën dhe jo vetëm.
Një nga momentet më të vështira të lojës ishte kur Flori duhet të zgjidhte mes Xhemit dhe Luanës si kapitene të anijes së tij.
“Kushdo kapitene të jetë, unë di të them që jam një marinar shumë i bindur”, tha ai. Por pas insistimit të Bietës, nuk ngeli pa dhënë një përgjigje.
“Turni i parë është Xhemi, kurse turni i dytë është Luana”, tha Flori si për t’i shpëtuar situatës.
Top Channel