
71 sportistë të rinj nga Durrësi i bashkohen ngjarjes më të madhe të lojërave rinore ANIMUS, që do të zhvillohet nga 27-30 shtator, në Ankona të Italisë.
Të lindur në vitet 2003-2004, ata do të garojnë në 8 disiplina të ndryshme sportive me bashkëmoshatarë nga 16 shtete të rajonit Adriatiko-Jonian dhe atij të Baltik-Danubit, jo vetëm me synimin për të fituar, po dhe për t’u socializuar e krijuar miqësi mes tyre, për një rajon më të bashkuar e solidar, përtej kufijve shtetërorë.
Kjo ngjarje sportive rinore është pjesë e programit Erasmus+ të Bashkimit Europian që nxit përfshirjen sociale.
Në portin e Durrësit, përveç familjarëve, të rinjtë u përcollën edhe nga kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako e cila u uroi suksese në gara, ndërsa ata u shprehën se pas çdo tërmeti e vështirësie Durrësi bëhet dhe më i fortë, falë punës dhe energjisë pozitive.
Top Channel