Kandidati i PDK-së për deputet dhe ish-komandanti i UÇK-së, Ferat Shala ka kujtuar masakrën e kryer nga forcat e armikut në familjen Deliaj në Abri të Drenasit 21 vite më parë.
“Si sot e 21 vjet më parë në fshatin Abri të Drenasit, forcat ushtarake dhe policore të shtetit pushtues serb, kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare, duke i vrarë dhe më pas masakruar më se 23 anëtarë të familjes Deliaj, mes tyre nga fëmija 3 vjeç e deri plaka 94-vjeçare”, shkruan Shala.
Si sot e 21 vjet më parë në fshatin Abri të Drenasit, forcat ushtarake dhe policore të shtetit pushtues serb, kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare, duke i vrarë dhe më pas masakruar më se 23 anëtarë të familjes Deliaj, mes tyre nga fëmija 3 vjeç e deri plaka 94-vjeçare.
Përvojat historike kanë dëshmuar se pas dy dekadash të përfundimit të luftës vendet dhe shoqëritë e përfshira në luftë arrijnë t’i shërojnë plagët dhe t’i rikuperojnë dëmet e saj.
Por në rastin e Kosovës çfarë ndodhi?
Për fat të keq as nuk u shëruan plagët as nuk u rikuperuan dëmet e luftës!
Kjo për shkakun se shteti serb kurrë nuk e pranoi krimin e kryer në Kosovë. Përkundrazi, gjatë këtyre dy dekadave Serbia e vazhdoi agresionin ndaj Kosovës me të gjitha mënyrat dhe mjetet.
Krimi i madh serb mbi popullsinë civile shqiptare më 1998 e 1999 kurrë nuk u ndëshkua. Viktimat e masakrave më të tmerrshme që kanë ndodhur në Evropë që prej Holokaustit dhe Srebrenicës, si kjo e Abrisë që po e përkujtojmë sot, kurrë nuk e gjetën paqen dhe qetësinë, sepse askush nga kryesit e këtyre vrasjeve nuk u dënua.
Drejtësia dështoi. Dy misionet e huaja në Kosovë, UNMIK dhe EULEX, hapur u treguan mospërfillëse ndaj viktimave shqiptare të luftës. Mbase nuk ka asnjë rast të vetëm që një prokuror apo hetues i këtyre misione të ketë iniciuar hetime për ndonjë nga masakrat serbe në Kosovë. Serbia asnjëherë nuk i zbuloi hartat dhe dosjet e varrezave masive përmes të cilave do të mund të zbardhej e vërteta e fatit të më shumë se 1600 personave të zhdukur. Në vend të kësaj për më shumë se 20 vjet vazhdoi (dhe po vazhdon ende) ndjekja e ish-luftëtarëve shqiptarë.
Ideja e liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, për themelimin e një Tribunali për Krimet e Serbisë në Kosovë, assesi nuk bën të lihet në harresë. Ky Tribunal do të ishte më e pakta gjë që do mund të bënim. Edhe pse vonë, me angazhimin e ekspertëve të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare do të mund ta hartohej Dosja për krimin shtetëror serb mbi Kosovën.
Delijat e Abrisë dhe shumë familje të tjera që e përgjakën tokën e Kosovës, do të gjejnë paqe në ndërgjegjet e tyre vetëm atë ditë kur përfundimisht do të dënohej krimi shtetëror i Serbisë mbi shqiptarët.
Top Channel