Rasti Haraçina/ Lirohen shqiptarët pas 19 viteve
26/09/2019 11:48
Gjykata e Apelit në Shkup pas 19 viteve ka sjellë vendimin final për lirimin nga aktakuza të Ramiz Asanit, Muca Bajrami, Emrula Emrullai dhe Lirim Dinarica, të cilët ishin akuzuar për vrasjen e tre policëve maqedonas në vitin 2000 në hyrje të Haraçinës.
Lirim Dinarica pas publikimit të vendimit nga Gjykata deklaroi se mbrojtja e tyre ka pasur dhjetëra dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se ai dhe të akuzuarit tjerë nuk kanë asnjë lidhje me këtë rast.
“Kaluam 18 vite në torturë, keqtrajtime dhe zvarritje gjyqësore. Vetëm lëkura jonë e di si kemi qenë. E dhimbshme është që në burgjet tona qëndrojnë shumë njerëz të pafajshëm, jo vetëm për këtë rast por edhe shumë të tjerë, deklaroi atëherë Dinarica. (INA)
Top Channel