Përmes një deklarate për shtyp, prefekti i qarkut Tiranë ka bërë me dijeni “marrjen e masave të nevojshme për evidentimin e dëmeve, vlerësimin e tyre, ngritjen e infrastrukturës dhe logjistikës në ndihmë të këtij proçesi dhe banorëve në nevojësi dhe shpërndarjen e ndihmave në qëndrat sociale përkatëse.”
Teksa u kërkohet qytetarëve të bashkëpunojnë me grupet e punës dhe të tregojnë durim me procesin e vlerësimit dhe kompensimit në deklaratë shkruhet:
“Prefekti i Qarkut Tiranë, në rolin e Kryetarit të Komisionit të Planifikimit e Përballimit të Emergjencave Civile në Qarkun Tiranë, në vijim të situatës së krijuar pas tërmetit të datës 21.09.2019, po koordinonnë bashkëpunim me grupet e ngritura nga pesë bashkitë e Qarkut Tiranë, masat e nevojshme për evidentimin e dëmeve, vlerësimin e tyre, ngritjen e infrastrukturës dhe logjistikës në ndihmë të këtij proçesi dhe banorëve në nevojësi dhe shpërndarjen e ndihmave në qëndrat sociale përkatëse të çdo njësie administrative pranë çdo bashkie brenda Qarkut të Tiranës.
Menjëherë pas tërmetit, Prefekti i Qarkut Tiranë, mblodhi Komisionin e Emergjencave, ku u krye analiza e situatës dhe u urdhërua ngritja e 50 çadrave fushore në zonat e hapura për të pritur popullatën sipas dendësisë, në Njësitë Administrative Vaqarr, Ndroq, Pezë, Selitë, Krrabë, Baldushk, Dajt, dhe Zall-Herr. Gjithashtu u sigurua gatishmëria e sallave operative me qëllim shkëmbimin e informacionit në kohë.
Prioriteti i Qeverisë dhe Kryeministrit, për t`ju gjendur pranë banorëve, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, ështëndjekur nga grupet e punës, të cilët vazhdojnëproçesin ëverifikimit në terren dhe grumbullimit të të dhënave, duke vajtur në çdo shtëpi të dëmtuar. Informacioni është përpunuar në tabela specifike ku pasqyrohenpër çdo ndërtesënë formë të kategorizuar ndërtesa/lloji i ndërtimit dhe kërkesa për ndërhyrje. Gjithashtu një informacion i detajuar është hartuar në lidhje me dëmet e regjistruara.
Në këto kushte, në Qarkun e Tiranës, janë ngritur gjithsej 110 grupe pune, të ndara përkatësisht në 81 grupe nëTiranë, 5 në Kavajë, 15 në Vorë, 2 në Rrogozhinëdhe 7 nëKamëz. Grupet e punës u ngritën menjëherë pas tërmetit. Çdo grupe pune ka në përbërje të tij një inxhinier ndërtimi, urbanist apo arkitekt.
Prefekti i Qarkut Tiranë, ju kërkon qytetarëve të Qarkut Tiranë, të bashkëpunojnë me grupet e punës dhe të tregojnë durim me proçesin e vlerësimit dhe kompensimit, pasi qeveria së bashku me organet e pushtetit vendor janë në mbështetje maksimale të tyre”, përfundon deklarata.
Top Channel