Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Donald Trump, në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara teksa po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në një komunikatë për media, Thaçi është thënë të ketë falënderuar presidentin amerikan për mbështetjen që gëzon Kosova nga populli i SHBA-së.

Thaçi po ashtu është cituar të ketë thënë se “vazhdimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse amerikane është jetik për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën”.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përveç presidentit Thaçi, ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm në Qeverinë në largim të Kosovës, Behgjet Pacolli./ Radio Evropa e Lirë

Top Channel