Koreja e Veriut ka hedhur në treg një lojë të re në celular që ka legjendën e futbollit, Kristiano Ronaldo.

Media shtetërore është krenuar se loja “Mbreti i Golave 2019” ka pasur sukses të madh në të gjithë vendin, dhe se ka emrat dhe fytyrat e lojtarëve të mëdhenj që janë ende aktivë në fushë.

Loja i mundëson përdoruesit të mësojnë e të përdorin aftësi të ndryshme futbolli, dhe madje të zgjedhin vetë Ronaldon.

Mbreti i Golave 2019 është vetëm një nga lojërat e shumta për celular që ka hedhur në treg Koreja e Veriut në vitet e fundit.

Media shtetërore thotë se videolojërat po kthehen në një argëtim gjithnjë e më popullor. Shumë prej tyre janë edukative, si lojëra matematike e programe për të ruajtur shëndetin.

Të tjerat kanë si temë luftën dhe përdorimin e armëve të reja të sapo-zhvilluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA