Barcelona kthehet në Camp Nou dhe te fitorja edhe pse këtë radhë pa shkëlqimin e atyre ndaj Betis dhe Valencias.
Në sfidën e javës së 6 të La Ligës, Barcelona mundi Villarrealin me rezultatin 2-1 ku për herë të parë u aktivizuan që nga minuta e parë tre sulmuesit Messi, Suarez, Griezman.
Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për Barcelonën që në minutën e 6 gjeti golin e avantazhit me Griezmann pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Messi.
Katalanasit u dukën të zhdërvjellët në lojën e tyre në këto minuta dhe shumë shpejt gjetën dhe golin e dytë me Arthur me një goditje nga distanca.
Në fundin e pjesës së parë, Cazorla shkurtoi diferencën për Villarrealin në 2-1 që rezultoi edhe rezultati përfundimtar i sfidës, por lajmi më i keq për ta është dëmtimi muskular i pësuar nga Messi gjatë pjesës së parë me argjentinasin që u zëvendësua në pushimin e sfidës nga Dembele.
Top Channel