Hashim Thaçi ka postuar një foto në rrjetin e tij social, “Facebook”, ku shfaqet nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Thaçi shkruan se kanë biseduar së bashku me Stoltenberg, për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Kosova me NATO-n dhe KFOR-in, si dhe shprehet se vazhdojnë ende të punojnë fort që Kosova një ditë të jetë pjesë e NATO-s.

“Me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me NATO-n dhe KFOR-in. Rezultat i bashkëpunimit me NATO-n është edhe FSK-ja si një forcë profesionale, multi-etnike, e gatshme të kontribuojë në misione humanitare nëpër botë. Vazhdojmë të punojmë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s. HTH”, shkruan në postimin e tij Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA