I ftuar ditën e sotme në studion e Top Talk ishte Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako për të folur për situatën pas tërmeteve.
“Shqipëria u përfshi nga reshjet e shumta dje në mbrëmje deri sot paradite, u krijua një situatë e mbingarkuar kryesisht në Tiranë, Kamëz, Lezhë edhe në Fushë krujë , por ekipet e mergjencave civile dhe jo vetëm janë në zonë. Sasia e tokave apo e banesave nuk krahasohet me përmbytjet e mëparshme pasi reshjet nuk zgjatën aq.
Këto janë fenomene natyrore që do duhet të mësohemi, por mund të them që është investuar konsiderueshëm në ura, argjinatura që kanë mundësuara uljen e pasojave që sjellin përmbytjet.
Fatkeqësia natyrore e përmbytjeve vjen edhe si rezultat i faktorit njerëzor ,por ka një plan me të gjiitha investimet që janë parashikuar, ku një numër i tyre janë realizuar.
I pyetur nëse jemi në një gjendje të jashtëzakonshme pas tërmeteve dhe përmbytjeve, Çako tha:
“Nuk jemi, sepse gjendja e jashtëzakonshme ka një sërë kriteresh që të shpallet e tillë. Në Shqipëri kanë ndodhur dy fenomene që ndodhin kudo. Marrim tërmetin e së shtunës, aty pasoja ishin minimale dhe ne po punojme intensivisht për të ndihmuar qytetarët. Janë 62 grupe që po punojnë intensivisht për të parë e vlerësuar dëmet. Pritet që vlerësimi të mbarojë për dy javë. Janë 50 banesa të cilat janë të dëmtuara në Tiranë dhe në Durrës, sidomos në Durrës që është më i prekuri. Për ato banesa që janë të pabanueshme janë ofruar qendrat e hapura ose të mbyllura derisa të rehabilitohet situata”.
Top Channel