Venusi, ose Afërdita, një planet i quajtur sipas perëndeshës romake të dashurisë, nuk është aspak i dashur për njerëzit. Klima aty është shumë helmuese dhe shumë e nxehtë për një tokësor. Por nuk ka qenë gjithnjë ashtu.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se Venusi ka pasur ujë, oqeane dhe jetë të gjallë, derisa një ngjarje që ende nuk dihet, rreth 700 milionë vite më parë, e ka shkatërruar atmosferën nga një vend i ngjashëm me tokën, në një vend të ngjashëm me ferrin.

Një studim i prezantuar në Zvicër, gjatë një takimi të përbashkët të shkencëtarëve, thotë se shumica e ekzistencës së Venusit ka qenë me ujë në sipërfaqen e tij, me pllaka tektonike dhe temperatura të ngjashme me të tokës.

Kjo periudhë mund të ketë zgjatur për 3 miliardë vit,e thonë shkencëtarët, në bazë të përllogaritjeve dhe simulimeve të kushteve atmosferike.

Por që 700 milionë vite më parë, Venusi është kthyer në një planet me efektin serrë, që e mban nxehtësinë brenda atmosferës, e cila mbizotërohet nga dyoksidi i karbonit dhe nitrogjeni.

Ngjarja katastrofike mund të ketë qenë çlirimi i një gazi në atmosferë, e ngjashme me”Kurthet Siberiane” në tokë,  e që mund të jetë përthithur më pas nga shkëmbinjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA