Rrëshqitje gurësh në Balldre-Torovicë; një tjetër aks rrugor mbetet i bllokuar
24/09/2019 09:00
Edhe pse gjatë gjithë natës ka patur reshje të shumta shiu, në Lezhë aktualisht nuk ka zona të përmbytura.
Në aksin Balldre-Torovicë ka patur rrëshqitje gurësh gjatë natës. Burime bëjnë me dije se edhe aksi Rreshen-Bukmire vijon që të jetë i bllokuar nga rrëshqitja e dherave.
Ndërkohë, në Kurbin, në afërsi të Fushë Gjormit ka përmbytje. 350 ha ndodhen nën ujë si pasojë e fikjes së energjisë elektrike.
Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot
Stuhia në Durrës dëmton çadrat e tërmetit, banorët strehohen në shtëpitë e pushimit
Situatë emergjence në Fushë Krujë nga reshjet, evakuohet një familje
Top Channel