Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë orëve të mbrëmjes, në zonën e Kamzës, ka rrezik të shtuar për përmbytje. Autoritetet shtetërore ndodhen në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e situatës.

Në vendngjarje ndodhet edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ndërkohë, Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të Kamzës të cilët kanë nevojë për strehim për shkak se banesa e tyre është e rrezikuar si pasojë e motit të keq t’i drejtohen Pallatit të Kulturës së Kamzës, i cili është kthyer në një qendër akomodimi.

Më poshtë do gjeni pamjet nga situata aktuale në Kamëz e cila rrezikohet nga përmbytjet:

https://www.youtube.com/watch?v=DL9yUwJE_Z4

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA