Kavajë/ Sherr për motive të dobëta, 53 vjeçari qëllohet me kallashnikov
24/09/2019 11:16
Një 53 vjeçar është plagosur sot në Kavajë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në lagjen nr.2, ku shtetasi Rexhep Tare është qëlluar me kallashnikov nga shtetasi me iniciale Fitim Baboçi, 31 vjeç.
I plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes, Fitim Baboçi, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
I plagosuri Rexhep Tare është kambist dhe ka një dyqan të vogël pranë tregut të kambistëve në Kavajë, pranë ish-bashkisë së vjetër.
Top Channel