Vendimi i Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin është i jashtëligjshëm. Ky është vendimi i Gjykatës Supreme britanike.

Kryeministri Johnson, pezulloi Parlamentin për pesë javë më herët këtë muaj duke thënë se kjo do të mundësonte atë që njihet si Fjalimi i Mbretëreshës, ku edhe do të ravijëzonte politikat e tij të reja. Por, Gjykata më e lartë në Britaninë e Madhe, tha se ishte e gabuar të pengohej Parlamenti të kryente detyrat e tij.

Pas këtij vendimi, hapet rruga që Parlamenti të mblidhet menjëherë, ndërkohë që kryeministri Johnson ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Johnson kishte vendosur të pezullonte Parlamentin, çka do të bënte që deputetët të mund të mblidheshin vetëm më 15 tetor, pak ditë para skadencës, 31 tetorit, kur Britania e Madhe duhet të dalë nga BE. Kjo do t’i pamundësonte deputetëve diskutimet mbi çështjen e Brexit-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA