Nuk ka ankimim ndaj Olsian Çelës, prokurori vazhdon garën për Prokurorinë e Përgjithshme
24/09/2019 11:08
Komisioneri Publik ka njoftuar se nuk ka patur asnjë ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë prokurorin Olsian Çela.
Çela është gjithashtu kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, së bashku me Arta Markun, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.
Mungesa e konfirmimit nga Komisioneri Publik se nuk ka asnjë ankim ndaj Çelës shtyu mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku do të hartohej lista e kandidatëve qё kanё shprehur interes pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm dhe tё cilёt plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn, pas vlerёsimit paraprak.
Top Channel