Nis verifikimi i dëmeve/ Specialistët kontrollojnë pallatet pas dëmtimeve
24/09/2019 15:14
Pas tërmeteve frika tek banorët ka qenë e madhe, për sigurinë e pallatit të tyre.
Grupi i punës për verifikimin e dëmeve, pas certifikimit të sigurisë do të bëjë raportet e dëmshpërblimit, për çdo banesë të dëmtuar.
Nuk janë vetëm tërmetet që kanë dëmtuar shtëpitë e pallateve në Vorë. Përmbytja e të hënës, në darkë ka shkaktuar dëme në katet e para.
Shaje Ymeraj është një nenë e divorcuar me katër fëmijë të mitur. Me një rrogë minimale dhe pa asnjë mbështetje ato gjenden në kufijtë e mbijetesës.
Përmbytjet kanë bërë që ujërat e zeza të hyjnë në banesën e saj nga tualeti. Ajo kërkon ndihmë nga bashkia dhe qeveria, pasi natën fëmijët po e kalojnë në komisariatin e policisë.
Top Channel