Haki Çako në Top Talk: Mohon direktivën për të zvogëluar dëmet nga tërmeti, premton se…
24/09/2019 17:01
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ishte sot në Top Talk ku foli për situatën nga përmbytjet e orëve të fundit dhe dëmet e tërmetit.
Çako tha se megjithë reshjet e shumta dhe të mbingarkuara situata është në përmirësim dhe në menaxhim të plotë nga strukturat e emergjencave.
Përsa i përket dëmeve nga tërmeti Kreu i Emergjencave Civile mohoi direktivën për të zvogëluar ose tjetërsuar dëmet nga grupet e vlerësimit.
Haki Çako tha se shteti do të marrë përsipër të gjithë detyrimin financiar për të riparuar dhe kompensuar dëmet e tërmetit për familjet dëmtuara.
Sipas tij Durrësi është qyteti me dëmet më të shumta ndërsa në terren ndodhen 62 grupe inspektimi.
Top Channel