Einxhel Shkira dhe Argjira Spanca ishin të ftuara pasditen e sotme në studion e ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, për të treguar përditshmërinë e tyre si mikesha të ngushta dhe së fundmi bashkë prezantuese të rubrikës së re në “E Diell”.

Vajzat treguan se me kalimin e kohës marrëdhënia e tyre është bërë edhe më e ngushtë, pasi janë pjesë e pandarë e përditshmërisë së njëra-tjetrës dhe ndajnë çdo sekret bashkë.

Sa i përket anës sentimentale, si Einxhel dhe Argjira këmbëngulën se janë ende “single”, edhe pse e kishin shumë të qartë se me cilët lloj meshkujsh nuk duhet të krijojnë lidhje.

Thënë këtë, Einxhel zbuloi se nuk i pëlqen aspak meshkujt që bëjnë rolin e intelektualëve, por Argjira nga ana tjetër tregoi se as “humoristët” nuk janë të duhurit për Einxhel.

“Të ketë sens humori është tjetër gjë, por të bëjë si karagjoz e të jetë palaço i tavolinës, jo s’më pëlqen”, përfundoi Einxhel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA