Një kontribut të rëndësishëm në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara po japin edhe kompanitë private, të cilat i janë bashkuar nismës së bashkisë për të ndihmuar komunitetin.
“Një përqafim, një ndihmë ushqimore, është mirë për të kaluar ditët e para, por ajo që na e zgjidh përfundimisht këtë punë është ndërtimi i shtëpisë së re. Kompanitë e ndërtimit kanë marrë secila nga një dosje, kanë adoptuar secila nga një shtëpi, dhe për sa kohë që në këtë qytet kanë pasur begati e prosperitet, do t’i japin mbrapsht këtij qyteti edhe bujarinë e nevojshme. Të japim fjalën! Herën tjetër që do vijmë, do jemi për të festuar shtëpinë e re. Ky qytet vërtet ka 100 halle, por edhe rrëzohemi bashkë kur bie tërmet apo një përmbytje, por edhe ngrihemi bashkë”, tha Veliaj.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vlerësoi gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për t’iu përgjigjur në kohë rekord nevojave të qytetarëve pas lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit që prekën kryeqytetin. Spiropali theksoi se të gjitha institucionet janë të mobilizuara në terren për të kapërcyer këtë situatë.
“Faleminderit ty edhe bashkisë që në kohë rekord gjetët një zgjidhje të tillë, që është në fakt e jashtëzakonshme, sepse shtëpia do jetë më e mirë seç është. Ato që vinë nga natyra nuk i kontrollojmë dot, tërmeti është një nga këto gjëra, po ato që mund t’i bëjë robi, atë që mund të bëjë qeveria, që mund ta bëjë bashkia, ne do ta bëjmë. Prandaj, jemi mobilizuar edhe në terren, në të gjithë territorin, për ta mbuluar, për të parë aty ku janë nevojat më të mëdha, shtëpitë që janë të pabanueshme, njerëzit që kanë nevojë për ndihma dhe përkujdesje, dhe po punojmë të gjithë si ekip për të përballuar këtë gjendje emergjence pas tërmetit. Bashkia e Tiranës është në krye të punëve”, theksoi Spiropali.

Top Channel