Moti i keq ka mbërthyer kryeqytetin, Durrësin dhe Lezhën. Shirat e rrëmbyeshëm dhe vetëtimat kanë nisur në këto qytete, ndërsa mësohet se një pjesë e qytetit të Durrësit është pa drita.

Kështu reshjet e shiut që përfshinë qarkun e Lezhës sollën një sërë problematikash. Në aksin Rreëhen-Bukmirë si pasojë e reshjeve ka patur sërish rrëshqitje gurësh dhe dherash duke bllokuar kështu këtë aks.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se automjetet e vogla nuk kalojnë dot si shkak i dherave dhe gurëve të cilët janë në rrugë me vështirësi kalojnë vetëm mjetet e tonazhit të rëndë.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për pastrimin e rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA