Tërmeti i 21 shtatorit dhe të gjithë të tjerët që e pasuan atë, nuk kanë ndikuar në infrastrukturën e vendit. Ministrja, Belinda Balluku tha se të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndërkohë që furnizimi me ujë dhe energji vazhdon normalisht.

Qeveria ka kërkuar ndihmën edhe të firmave të ndërtimit për të asistuar me specialistë grupet e punës, për verifikimin e dëmeve në ndërtesa. Përgjigjja ka qenë pozitive ndërkohë që brenda pak ditësh do të dalin dhe raportet. Çdo dëm i shkaktuar nga tërmeti do të mbulohet nga shpenzimet buxhetore.

Ndërkohë nga inspektimet e para ka rezultuar se nuk ka dëme strukturore në ndërtesa, thotë drejtori i institutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA