Arkitekti i njohur nga Maks Velo deklaroi në Open se lajmi i mirë është se asnjë pallat nuk është shembur totalisht.
“Po merremi me anën negative. Sot nuk kemi asnjë rënie të pallatit. Betoni është një cilësie shumë të lartë. Puna e inxhinierëve është shumë e lartë. Nuk kemi asnjë urë të shembur, asnjë ndërtim të shembur”- tha Velo.
“Ato çarjet që shikojmë vijnë nga shtesat që kanë bërë vetë qytetarët”- u shpreh Velo.
Sizmologu Dushi u pyet nga Eni Vasili: Një tërmet me magnitutë 5.8, tek cilët klasifikohet?
“Tërmetet me magnitutë 5.8 klasifikohet si tërmet i moderuar, jo tek tërmetet e rrezikshëm. Tërmetet e rrezikshme e kalojnë magnitutën 6”-u shpreh Dushi.
Zv-kryeministri Erion Braçe bëri një sqarim. “Dua të sqaroj diçka që e kam mësuar nga IGJEUM, ka një ndryshim të madh mes tërmetit me magnitutë 5.8 dhe 5.9 dhe një ndryshim akoma më të madh mes tërmetit 5.8 dhe 6.0”- sqaroi Braçe.
Top Channel