Shqipëria është zonë sizmike, dhe me tërmete, me magnitudë 2 deri në 4, sipas shkallës rihter ndodhin pothuajse çdo dy apo tre ditë thonë sizmologët.
Por ndryshe nga dy vendet fqinjë Greqia dhe Turqia ku regjistrohen tërmete me magnitude mbi 7 në vendin tonë ka aktivitet më të ulët sizmik.
“Po ndodhin shpesh tërmet të vogla dhe kjo është mirë se shkarkon energji çka nuk lejon të ndodhin tërmete të mëdha”, u shprehet sizmologu Rrapo Ormeni.
Sipas Profesor Ormenit, ky tërmet është shumë larg tërmetit të ndodhur në vitin 79 për nga madhësia edhe pse mund të kishte shkaktuar nëse epiqendra e tij nuk do të ishte në det.
“Ishte 5.8 por ndryshimi është shumë i madh edhe nga 5.9 por edhe nga madhësia 6. Por fat ishte që epiqendra ishte mbi 30 km në det pasi po te ishte më i cekët do të kishte dëme”, ka shtuar sizmologu.
Tirana nuk është zonë sizmike dhe nuk regjistron tërmete. Ajo ndjen lëkundjet tërmeteve që ndodhin në qytetet e tjera të vendit që i përkasin hartës sizmike.
Tërmetet të madhësisë më të madhe ndodhin në bregdet e më pas madhësia e tyre vjen duke u zvogëluar në brezin e tretë.
“Durrësi është zonë me tërmete, Shkodra, Vlora, Saranda dhe Butrinit. Brezi i dytë është Ohër, Korçë dhe brezi i Tretë është Fier, Lushnjë, Elbasan”, ka thënë Ormeni.
Ekspertët e Sizmologjisë thonë se pas tërmetit të së shtunës kanë ndodhur mbi 400 lëkundje të tjera të cilat do të vijojnë deri sa pllakat tektonike të zënë vend. Por nuk ka vend për panik.
Top Channel