Zëvendës kryeministri, Erion Brace shprehu vendosmërinë e qeverisë për të vendosur para ligjit ata që përhapin lajme të rreme që përhapin panik.

Ai tha se rendi kushtetues dhe siguria publike e kërcënuan nga një lajm i rreme i fabrikuar qëllimisht nga mendia online “syri.net”.

“Jemi të vendosur që autorët e atij lajmi të rremë dhe zotëruesit e këtij rrjeti kriminal të përhapjes së lajmeve të rreme të përballen me ligjin me fuqinë 5.8 të shkallës rihter me intensitet 8 balle dhe me tregues nxitimi te agjencive ligjzbatuese te shtetit 0.375g. Të bëjnë c’të duan të sajojnë sot alibinë e asaj që ndodhi dje çdo gjë është e faktuar dhe forca e ligjit do i japë fund këtij fenomeni një herë e përgjithmonë”, është shprehur Brace.

Pasoja mund të kishin qenë shumë të mëdha për jetën e qytetarëve dhe pronën, sipas Braces.

“Shkaktoi panikun më të madh që mund të kishte pasoja shumë të rënda për jetën e qytetarëve dhe pronën. Çdo gërmë dje ne atë lajm ishte i qëllimshëm dhe e rremë”, ka thënë zëvendës kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA