“Zona e Astirit apo zona të ndërtuara mbi bazamente të paqëndrueshme janë edhe pikat e nxehta në këto raste”, kështu tha në Top Talk zv ministri i Infrastrukturës duke iu referuar kryeqytetit për rastet e tërmeteve.
Shkreli foli edhe për shtesat nëpër pallate të cilat i gjen kudo në Tiranë dhe rrezikshmërinë që ato sjellin në këto raste, apo edhe më keq kur muret e shtëpive hiqen për të riorganizuar shtëpinë.
Ai mori edhe rastin e pallateve të Shallvareve në Tiranë” Aty jo vetëm katet e parë po edhe nën toka është çarë dhe është hapur. Këtu kemi një ekzagjërim me hapjet”,tha ai.
“Nëse hapjet nuk janë korrekte dhe me leje ato do kthehen ne gjendjen e mëparshme”, paralajmëroi Shkreli duke thënë se tani do shihet çdo gjë rast pas rasti.
“Shumica e hapjeve në ndërtesa është bërë pa leje. Kur ka pasur rregullsi ne i kemi pezulluar licensat e ndërtuesve. Në rast se bëhet një hapje ajo duhet licensuar nga një inxhinier.
Vënia në përgjegjësi e ndërtuesve që kur mbarojnë pallatin ta sigurojnë atë për një periudhë kohe të caktuar është një nga objektivat që do realizohet në kohë rekord”,u shpreh Shkreli.
Top Channel