Lajmi i rremë i tërmetit, Prokuroria e Tiranës nis hetimet
23/09/2019 16:53
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik.
Hetimet mbi lajmërimin e djeshëm, ku thuhej se në mbrëmje vonë pritej që vendi të goditej nga një tërmet i fortë, çka shkaktoi frikë, nisën pas referimit të çështjes nga Drejtoria Vendore e policisë Tiranë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për të evidentuar bazën e nxjerrjes së këtij informacioni të rremë dhe autorët.
Top Channel