Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë, kultivonin drogë
23/09/2019 20:26
Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle në sajë të operacionit të koduar “Sorbe”.
Dyshohet se ata janë kultivuesit e plantacioneve me kanabis sativa në zonët malore të Semillas, pranë lumit “Sorbe”.
Katër mijë e gjashtëqind bimë kanabisi u asgjësuan, ndërsa shqiptarët e arrestuar janë: G.S., F.L., F.A., dhe A.R., nga mosha 26 deri në 35 vjeç.
Droga ishte mbjellë në një terren të vështirë për t’u vënë re nga policia, ndërsa rezultoi se kishte një sistem mjaft të mirë për ujitje.
Policia përdori edhe helikopter për të ndaluar shqiptarët.
Top Channel