Tërmetet/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Veliaj: 35 banesa të pabanueshme
22/09/2019 19:07
Nisur nga situata në vend, pas rënies së tërmeteve të djeshme u mblodh Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se më e keqja ka kaluar.
Kështu u theksua se një problem të veçantë, përveç fëmijëve të traumatizuar përbëjnë edhe të moshuarit. Veliaj tha se janë shtuar vaktet ushqimore si dhe janë ofruar shtretër të rinj.
“Konviktet do shërbejnë si strehë meqë universiteti nuk ka filluar ende. Formula më afatgjatë do të jenë banesat sociale. Kemi 35 banesa të pabanueshme, rreth 420 banesa moderisht të dëmtuara. Prioritet do u jepet njerëzve që janë me ndihmë ekonomike. Të atashohemi secili në zona të ndryshme,të ndihmojmë të gjithë”, tha Veliaj ndër të tjera.
Top Channel