Paralajmërimi i sizmologut grek: Kujdes tërmetet e tjera, mund të jenë shkatërrues për shtëpitë e dëmtura

22/09/2019 12:04

Gazetari i Top Channel Aleksandër Marku ka realizuar një intervistë me sizmiologun grek, Akis Tselentis, i cili u citua më herët dhe nga presidenti Meta për pasoja të tilla të mundshme.

Tselentis thotë për Top Channel se duhet pasur kujdes dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të .

TCH- Si një prej sizmologëve më me eksperiencë në Greqi si e gjykoni veprimtarinë sizmike të djeshme në Shqiperi?

Akis Tselentis –Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranës dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla .Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme.

TCH -Ju si e vlerësoni situatën ,do të ketë edhe tërmete të tjera?

Akis Tselentis -Jo nuk do të kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor.Por do të kemi lëkundje të tjera.

TCH- Mund të influencojë ky termet për të “zgjuar” tërmete të tjera në rajon?

Akis Tselentis -E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do të ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërruese, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje me të lehtë mund të shëmbet. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA