Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi u shpreh se qytetarët po përballojnë çdo gjë vetë pas rënies së tërmeteve dhe se kudo s’ka asgjë tjetër veçse propogandë.

“Emergjencë kombëtare në televizion. Edhe në ditë të vështira propaganda vazhdon”, shprehet Çupi.

“Të gjitha strukturat shtetërore në Tiranë. Dëgjojnë shefin e madh, në vend që të jenë në terren. Ai vazhdon insiston me Ertv që po punon shumë. Vetëm propagandë. Në terren asgjë. Qytetaret po përballojnë çdo gjë vetë. Jashtë apo brenda shtëpive deri në këto momente asnjë zyrtar nuk ka shpërndarë qoftë edhe një batanije. Gjendja e emergjencës nuk është shpallur. Nga buxheti i shtetit asnjë shifër sa është ne dispozicion te kesaj ngjarje. Asnjë e dhënë, sa batanije dhe ushqime janë në dizpozicion. Prisni kur të miratojnë edhe një vendim për ta dhënë edhe tërmetin me PPP. Zoti e ruajte vendin ne këto momente të vështira!!” përfundon ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA