“Është një pasqyrë shembullore e zhvillimeve në bujqësi”, Rama nga Cërriku: Do të firmosim një marrëveshje të rëndësishme me Izraelin, kemi gjithçka na duhet, por…
12/05 19:13
Barcelona humbi mbrëmë ndaj Granadës me rezultatin 2-0, ndërsa nuk pati ndonjë paraqitje të mirë as në ndeshjen kundër Dortmundit.
Ekipi katalanas ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe trajneri Ernest Valverde po kritikohet shumë për lojën e tij.
Drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për të ardhmen e teknikut dhe duket se po kërkojnë zëvendësuesin e tij. Valverde ishte në rrezik qysh nga eliminimi nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar.
Drejtuesit duket që tanimë janë të vendosur që ta largojnë atë, por e kanë shumë të vështirë për të gjetur zëvendësuesin adekuat për të./KosovaPress/
Top Channel