Fabian Ruiz po kalon një periudhë shumë të mirë, duke dhuruar paraqitje mbresëlenëse me fanellën e Napolit. Mesfushori i transferuar verën e kaluar nga Real Betis për 30 milionë euro është kthyer në një nga lojtarët kyç të formacionit të trajnerit Ancelotti.
Ruiz ishte protagonist edhe në triumfin e fundit të Spanjës U-21 në Europianin për këtë grupmoshë, duke ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivit final.
Paraqitjet e mira të 23-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, mes të cilave rreshtohen edhe Liverpooli, Real Madridi e Barcelona.
Gjithsesi, pavarësisht këtij interesimi, duke se do të jetë shumë e vështirë që Ruiz të largohet, pasi zor se Ancelotti apo presidenti De Laurentiis do të heqin dorë nga një lojtar i tillë.
Top Channel