Moda e tatuazheve në futbollin modern është diçka e cila praktikohet në masë dhe përllogaritet që rreth 50% e lojtarëve profesionistë, kanë të paktën një shenjë të përhershme me bojë në trupat e tyre. Por shkenca po tenton të provojë se kjo ndikon në paraqitjen e futbollistëve dhë fushë dhe nuk është aspak e shëndetshme.

Rahim Sterling mori një lumë kritikash për tatuazhin e një arme në këmbë ndërsa të tjerë futbollistë kanë guxuar më shumë, duke marrë përsipër personalisht, të firmosin vepra në trupin e të tjerëve, si rasti i Sergio Ramos.

Mori Lutkeimer, profesor i psikologjisë dhe Shëndetit në një kolegj në Miçigan zbuloi në studimet e fundit, se ka anomali në futbollistët që kanë tatuazhe. Shkencëtari aplikoi doza të vogla boje kimike me një substancë që stimulon djersitjen. Te vullnetarët pa tatuazhe dhe nën sforcim fizik, ajrosja e lëkurës dhe djersitja ishin në nivel më të lartë, e si rrjedhojë edhe performanca e tyre.

Doktor Ingo Froboze në Universitein e Këlnit në Gjermani ishte më radikal duke kërkuar ndalimin e tatuazheve tek lojtarët Oasu Supas , pasi 3 deri në 5% e paraqitjes së tyre bie për shkak të helmimit të lëkurës. Ai pretendon gjithashtu se të paktën 60% e bojës kur i nënshtrohesh tauazheve, nuk mbetet nën lëkurë por përthithet nga gjaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA