Java e pestë e Superligës do të ndahet në dy ditë ku të shtunën zhvillohen 3 ndeshje dhe ditën e diel 2 ndeshje të tjera. Të gjitha takimet do të zhvillohen sërish në orën 16:00 për shkak të mos lecensimit të asnjë impiantit ndriçimi të stadiumeve që e posedojnë atë.
Përballja më kryesore e kësaj jave do të jetë ajo mes Kukësit dhe Tiranës kryesuese. Bardheblutë pas 4 javëve të para kanë grumbulluar 10 pikë duke mos njohur shijen e humbjes në këtë sezon, ndërkohë që verlindorët, kanë surprizuar fundjavën e shkuar ku u mundën me shifrat 2-1 në transfertë ndaj Bylisit.
Një tjetër përballje e rëndësishme për sa i përket ndeshjeve të së shtunës, do të jetë ajo mes Skëndërbeut dhe Teutës. Korçarët po kalojnë një moment të vështirë të kampionat ku kanë regjistruar dy humbje radhazi dhe kanë pësuar 6 gola në këto dy ndeshje të fundit.
Durrsakët aktualisht ndodhen në vendin e dytë në kampionat dhe ashtu si Tirana nuk kanë pësuar asnjë humbje çka tregon për formën shumë të mirë që po kalojnë.
Ndeshja tjetër e së shtunës është ajo mes kampionëve të Partizanit dhe Bylisit. Italiani Lerda ende nuk po i jap atë që kërkojnë drejtuesit skuadrës së të kuqëve ndërsa Bylisi ka surprizuar deri më tani pasi gjendet në vendin e katërt me pikë të barabarta me Kukësin.
Top Channel