“Më tradhtoi 2 herë dhe kërkonte marrëdhënie treshe”, Demi zbulon sekretet e errëta të ish-martesës

20/09/2019 11:50

Demi Moore nuk ka ndërmend të përjashtojë as edhe një fragment të jetës, nga libri i saj i ri. Aktorja është e gatshme të çlirohet nga sekretet më të errëta, që duket se e mundojnë prej kohësh.

Në librin e Moore-it tregohet se si ish-bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher e trashtoi dy herë përgjatë martesës së tyre 8-vjeçare, me Brittney Jones-in dhe Sara Leal- in.

Po kështu, Demi rrëfen se shpeshherë është ndjerë e detyruar nga Kutcher për të kryer marrëdhënie treshe dhe i është dashur të pranojë dy të tilla për t’u dukur “një grua e mirë”.

“Doja t’i tregoja se sa e paparë dhe argëtuese mund të isha”, tregon Moore për “Inside Out” duke e cilësuar këtë sjellje të saj si “të gabuar”.

Romanca e tyre nisi në vitin 2003 dhe dy vite më vonë, në 2005-n dyshja kurorëzoi dashurinë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA