Julka Gramo ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth përditshmërisë së saj, si mama krenare e dy çunave, Ian dhe Greg.
Tepër e lidhur me të dy djemtë, Julka tregoi se pavarësisht angazhimeve në punë, ata janë të parët në jetën e saj, ndaj edhe përpiqet të kalojë sa më shumë kohë pranë tyre.
“Kur mungon një nga prindërit pak më shpesh, nuk më duket okay që të largohet dhe prindi tjetër. Kështu zgjedh që dikush të bëjë sakrificën, sepse edhe për Andin është sakrificë të qëndruarit larg, udhëtimet e shpeshta apo të mos qenit çdo ditë pranë fëmijëve”, u shpreh ajo.
Megjithatë, Julka pranoi se ka patur edhe nga ato momente kur Andi nuk ka mundur të jetë i pranishëm dhe ajo është mërzitur. Thënë këtë, një nga rastet që ndau me ndjekësit ishte festa e ditëlindjes së djalit të madh Ian, festë të cilën i shoqi nuk kishte mundur ta arrinte në kohë.
“Kur Ian ka bërë një vjeç, Andi kishte një impenjim dhe nuk ka ardhur deri kur erdhi pjata e tretë e menusë dhe erdhi i veshur ashtu siç ishte, me tuta”, tha me humor ajo.
Top Channel