Mrekullitë mund të ndodhin kur beson tek to – kështu këndonte Whitney Houston, bashkë me Mariah Carey, në When You Believe.
Mrekullia që do të mund të prekin fansat, do të jetë të rishohin në një koncert, divën e soulit amerikan. Do të fillojë në fakt nga Meksika , më 23 shkurt, “Një Mbrëmje me Uitnin”, ku holograma e këngëtares të ndarë nga jeta në 2012, do të interpretojë sukseset e saj më të mëdha. 12 koncerte që do të kalojnë nga mbretëria e bashkuar e Irlanda, për të arritur në SHBA vjeshtën e ardhshme.
Base Entertainment, që prodhon spektaklin, ka thënë se për realizimin e tij është përdorur sistemi më i avancuar teknologjik për krijimin e hologramës, bashkë me modalitetet më të sofistikuara të përfaqësimit të Broadwayt, një orkestër live, një kor dhe një trupë baleti. Këngët në skaletë janë rimasterizuar nga katalogu digjital i artistes.
Top Channel