
24/02 22:34
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Mbrojtësi anësor i Eintrachtit të Frankfurtit, Danny Da Costa ka ngritur padi ndaj mamasë së tij, të cilën e akuzon se i ka vjedhur 6 bluza futbolli.
Historia e treguar sot nga “Bild” bëri menjëherë xhiron e botës, ndërsa shkak për këtë vendim të gjermanit janë bërë disa bluza që ai i ka veshur me Bayer Leverkusenit, të cilat e ëma nuk ka ndërmend t’ia japë.
Sipas prestigjozes gjermane, procesi gjyqësor mes palëve është caktuar për më datën 27 Shtator në Këln, ndërsa e vetmja mënyrë për t’u anuluar gjithçka, është që Da Costa dhe e ëma të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Top Channel