80 vjet nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, më së shumti njohim viktimat e totalitarizmit të djathë, të nazizmit. Megjithatë populli polak përbën ndryshim.

Gjashtë milion njerëz vdiqën si pasojë e dy totalitarizmave. Atij të djathtë dhe të majtë. Kjo është e veçanta e kësaj ekspozitë këtu në Muzeun Historik Kombëtar.

“Populli polak ishte nga popujt e parë, të cilat ishin viktima të nazizmit dhe komunizmit dhe për këtë arsye, jo rastësisht edhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore është pikërisht në datën kur sulmohet Polonia dhe kur aleatët e mëdhenj, Anglia dhe Franca, i shpallin luftë Gjermanisë Naziste”, ka thënë Dorian Koçi.

Ekspozita “Luftimi dhe Vuajtja” rrëfen historinë e luftës polake kundër regjimeve totalitare, dashurinë për lirinë dhe heroizimin për të shpëtuar të tjerët.

Mund të na tregoni disa foto të veçanta?

“Është shumë e rëndësishme që në histori të ndiqet kronologjia. Është një parimet bazë. Por unë do ta filloja pak nga fundi në fillim. Sepse këtu kemi fotot sa i përket Yaltës, është konferenca, e cila në fakt ravijëzoi kufijtë midis Evropës Lindore dhe asaj Perëndimore. Kjo është fotoja shumë e njohur midis presidentit Roosevelt, Churchill dhe Stalin. Por poshtë janë pjestarë dhe ushtarë të forcave polake që protestojnë kundër konferencës së Yaltës”, ka shtuar Koci.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mjaft polakë u vranë në ekzekutime publike, u pushkatuan, u dogjën të gjallë dhe të tjerë u asgjësuan në dhomat e gazit.

“Në një tabelë kemi gjermanizimin e vendit, në të cilën shkon deri në heqjen e kryeqytetit historik të Polonisë, Varshavën, duke e çuan në Krakovë, dhe krijimin e një shteti civil. Në tabelën tjetër kemi sovjetizimin me forcë të Polonisë lindore, e cila pushohet nga forcat e Bashkimit Sovjetik”, ka thënë Koçi.

Kujtesa jonë kolektive për tragjedinë e Luftës së Dytë Botërore bashkon brezat dhe mbetet një shprehje e respektit maksimal për sakrificat e paraardhësve tanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA