Marina amerikane më në fund e pranoi: videot që tregojnë objekte të supozuara si jashtëtokësore duke lëvizur në ajër, janë të vërteta.

Zyrtarë të saj rrëfyen se nuk e dinë çfarë janë saktësisht objektet në fjalë. Ata shpjeguan për CNN se pamjet filmike ushtarake,  të deklasifikuara tashmë, ishin shënuar si “fenomene ajrore të paidentifikuara”.

Videot e publikuara në mes të dhjetorit 2017 dhe marsit 2018 nga “To The Stars Academy of Arts & Sciences”, tregojnë objekte të zgjatura që lëvizin shumë shpejt e që kanë arritur të diktohen falë sensorëve të përparuar infra të kuqe. Dy prej videove përmbajnë edhe regjistrim audio të bisedës së pilotëve amerikanë, që nuk arrijnë ta kuptojnë së çfarë kanë përpara syve.

“Çfarë dreqin janë këto vëlla”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

Zëdhënësi i marinës, Joe Gradisher tha për CNN se kjo lloj transparence mbi fenomenet e paidentifikuara ajrore ka për qëllim të inkurajojë pilotët të raportojnë çdo lloj “inkursioni” që pikasin gjatë shërbimit e që mund të kërcënojë sigurinë e tyre. Gradisher e pohoi se ka pasur mjaft raste që aviatorët kanë parë fenomene të çuditshme në qiell, por nuk I kanë raportuar për shkak të stigmës që I rrethon dhe një tendence të fortë mosbesimi.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA