Policia e Krimeve Ekonomike e ka arrestuar gjykatësin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Arrestimin e gjykatësit Berisha e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, kryetari I kësaj gjykate, Sami Sharraxhiu.

“Nga krimet ekonomike në Prishtinë është arrestuar gjykatësi Sali Berisha. Nuk e di për çfarë vepre penale, por mund të ju konfirmoj se është arrestuar”, ka thënë Sharraxhiu për “Betimi për Drejtësi”.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhëdhësi i Prokurorisë s Shtetit, Ekrem Lutfiu, i cili ka thënë se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për keqpërdorim detyre.

Ndryshe, Sali Berisha është në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA