Liga e Kampioneve ka rezervuar sfida të tjera shumë interesante sic është ajo që do të luhet në Paris mes Paris Saint Germainit dhe Realit të Madridit.
Skuadra transalpine do të përballet me gjigandët spanjollë pa disa prej yjeve të tij, Nejmar i skualifikuar tashmë me 2 ndeshje pas vendimit të CAS si dhe Mbappe, Cavani e Draxler për arsye dëmtimi, mungesa këto që e dobësojnë sulmin e transalpinëve dhe detyrojnë Tuchel që të sajojë një formacion të ri.
Nga ana tjetër edhe Reali i Madridit ka telashet e tij pasi edhe Los Blancos kanë mungesat e tyre ku duket se peshojnë ato të Marcelos, Sergio Ramos apo Luka Modric. Sido që të jetë, sulmi duket se është në gjendje më të mirë për Realin që pritet te aktivizojë, Benzema, Bale dhe Hazard.
Sot në mbrëmje luan edhe skuadra tjetër madrilene, Atletiko që në Wanda Metropolitano do të presë Juventusin. Trajneri i Los Colchoneros Diego Pablo Simeone, përballet vetëm me një mungesë atë të sulmuesit Alvaro Morata.
Ndërsa Juventusi ka më shumë probleme në këtë pikë pasi nuk do të jenë në fushën e lojës lojtarë të tillë si Pjaca, Chiellini, Douglas Costa, De Sciglio dhe Perin. Përsa i përket formacionit dyshimet janë të pakta te Sarri me Pjanic që do të jetë në fushën e lojës, ndërsa në sulm edhe këtë radhë preferohet Higuain kundrejt Dybalës, ndërsa Bernardeschi do marrë vendin e Douglas Costës.
Ndeshje të tjera që do të luhen sot në, mbrëmje janë edhe Bayern Mynich-Crvena Zvezda apo Shakhtar Donetsk-Manchester City me skuadrën e Guardiolës që ka mungesa në repartin e mbrojtjes pas dëmtimit të Stones.
Top Channel