Përgjatë një komunikimi me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar mbi letrën publike të dërguar nga ana e Edi Ramës për opozitën jashtëparlamentare.

Sipas tij, Rama nuk duhet të fshihet pas letrave të tilla por duhet të shprehet mbi shkeljen e kushtetutës dhe të ligjit.

“Zgjidhja e krizës politike duhet të vijë prej vullnetit politik dhe jo provokimeve të rëndë, letrave të dërguara prej Damian Gjiknurit, i cili është një i dyshuar kryesor i dosjes 184. Jo po të ftojë Bajrin, Shullazin”, u shpreh Basha duke e konsideruar tallje.

Më tej vazhdoi:

“Dhënia fund e krizës politike është prioritet i Shqipërisë, i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar. Këtë krizë s’e ka shkaktuar as kodi zgjedhor, as kushtetuta dhe as ligjet e Shqipërisë. Ato s’janë përgjegjëse për Babanin, Kajmakun, Pjetrin”, tha Basha.

Po kështu u shpreh se reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme, se duhet pranuar situata e rëndë në vend si dhe duhet ndarë politika nga krimi.

“Nuk jemi ne pengesa për zgjidhjen e krizës, por Rama”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA